Republika e Türkiye-s është partner, mik dhe aleat i madh i Republikës së Kosovës, thuhet në kumtesën e Zyrës së kryeministrit Albin Kurti, pas takimit që ky i fundit pati me ministrinë e Punëve të Jashtme të Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu. Mes tjerash nga atje njoftojnë se kryeministri Kurti, kryediplomatit turk i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës.
Ministri Çavuşoğlu theksoi mbështetjen e Republikës së Türkiye-s për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, sikurse edhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Çavuşoğlu në takim me Kurtin ka thënë se Türkiye e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe se Kosova është vend partner i NATO-s. Po ashtu, theksoi se Republika e Türkiye-s e ka shumë të rëndësishme paqen dhe stabilitetin dhe se nuk do të lejojë që rajoni i Ballkanit të kthehet në vitet e errëta të ’90-ta.
Ministri turk vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve.
Duke potencuar stabilitetin institucional dhe indikatorët pozitiv ekonomik, kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për nxitjen e investimeve nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e social dhe luftimit të krimit dhe korrupsionit.
Kurti veçoi synimin e Kosovës për anëtarësim në Partneritetin për Paqe të NATO-s ndërsa theksoi mundësitë për rritje të bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri.
Sipas komunikatës, në takim është diskutuar për shumë fusha të bashkëpunimit në ekonomi, energji, siguri dhe mbrojtje, ku “u vlerësuan lidhjet e shumta mes dy vendeve, duke veçuar ato mes qytetarëve, që janë një urë për marrëdhëniet e forta dypalëshe”.
Ministri Çavuşoğlu i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë është takuar më herët edhe me presidenten Vjosa Osmani si dhe me kryediplomaten Donika Gërvalla-Schwarz.
20 Qer 2022
Kurti: Türkiye është partner, mik dhe aleat i madh i Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka pritur në takim kryediplomatin e Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu, ku është diskutuar për fusha të ndryshme, përfshi ekonominë, energjinë, sigurinë dhe mbrojtjen
AA
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.