Marrëveshja për dokumentet hyrje/dalje në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, po zhvillohet pa pengesa. Për dallim nga një muaj më parë kur në Veri të Kosovës, u vendosen barrikada dhe u bllokuan rrugët, kësaj radhe lëvizja e qytetarëve nuk është penguar. Lirshëm po qarkullohet edhe në dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një video mesazhi drejtuar qytetarëve, u shpreh se nga sot e deri më 31 tetor, për gjithsej 61 ditë në 34 qendra komunale të Regjistrimit të Automjeteve do ta zhvillohet procesi i konvertimit të targave të veturave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.
“Në Kosovë janë gjithsej 401.945 vetura me targa RKS. Prej tyre dhjetëra mijëra janë me pronarë të komuniteteve pakicë. Ato që duhet të konvertohen përbëjnë vetëm rreth 2 për qind të tyre. Ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, pronarë të veturave me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA" që t'i konvertojnë ato në targa RKS në dy muajt e ardhshëm gjatë të cilëve janë të liruar nga taksa e detyrime që arrijnë vlerën deri në 5.000 euro”, tha Kurti.
Targa në fjalë sipas kryeministrit Kurti, janë trashëgimi e regjimit të Millosheviqit. Në porosinë drejtuar komunitetit serb, ai thotë se kjo trashëgimi është barrë e cila nuk duhet të mbahej nga ata.
1 Sht 2022
Kurti: Vetëm 2 për qind e targave në Kosovë duhet të konvertohen!
Nga sot e deri më 31 tetor, për gjithsej 61 ditë në 34 qendra komunale të Regjistrimit të Automjeteve do ta zhvillohet procesi i konvertimit të targave të veturave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Fico-Vuçiq në Beograd: Sllovakia dhe Serbia mund të mbështeten mes vete
"Serbia me të vërtetë e meriton ndihmën e Bashkimit Evropian në këtë fushë sepse është kërkuese dhe e kushtueshme", tha Fico dhe shtoi se Serbia e ndihmoi dhe po e ndihmon BE-në në migrim në atë mënyrë që pak vende të tjera mund ta bënin.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore