Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se nuk mund të ketë më barrikada dhe trazira në Mitrovicën e Veriut.
Pas takimit të enjten me përfaqësuesit serbë në veri të Kosovës, Lajçak tha se nuk mund të ketë situatë të njëjtë sikur më 31 korrik dhe 1 gusht, kur përfaqësuesit serbë lokal ngritën barrikada për të penguar Qeverinë e Kosovës për të zbatuar dy vendimet e saj për reciprocitetin në dokumente të udhëtimit dhe për targat ilegale.
“Një mesazh shumë i fortë nga Bashkësia Evropiane është se ne nuk mund të jemi në të njëjtën situatë më 31 gusht si në 31 korrik. Kjo është arsyeja pse ne e kërkuam dhe e morëm atë shtyrje dhe për këtë arsye organizuam takimin në Bruksel javën e kaluar dhe kjo është arsyeja pse jemi këtu sot që njerëzit të mos kenë frikë, që njerëzit s’kanë pse, që të mos kenë frikë për jetën e tyre, për një jetë normale, kështu që ne po bëjmë gjithçka që të mos ketë barrikada”, tha Lajçak.
Takimin me serbët lokalë Lajçak e vlerësoi si të mirë dhe tha se do të angazhohet që të gjendet një zgjidhje që mos të përkeqësojë jetën e tyre.
“Ne jemi këtu për të gjetur zgjidhje, për të shmangur krizën dhe për të shmangur përshkallëzimin, pra mos të spekulojmë për situata krize”, tha ai.
Në takim ishte edhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Lajçak dhe Escobar gjatë vizitës në Kosovës takuan edhe krerët institucionalë dhe opozitarë në vend.
Pas vizitës në veri, dy emisarët euro-amerikan udhëtuan për në Beograd, ku do të zhvillojnë takime me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
25 Gus 2022
Lajçak: Nuk mund të ketë më barrikada dhe trazira në Mitrovicën e Veriut
Pas takimit të djeshëm me krerët e Kosovës, Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot është takuar me përfaqësuesit serbë në veri të Kosovës.
Kosova Press
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore