Derisa ritmi në Bruksel u ngadalësua gjatë verës, sfidat në Ballkanin Perëndimor nuk u zhdukën, shkruan në Facebook I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Situata në veri të Kosovës, siç shkruan Lajçak, është një fushë e veçantë e cila ka mbetur në agjendën e tij.
"Për t'u përgatitur për muajt e ardhshëm dhe për të forcuar më tej përpjekjet tona të përbashkëta, ftova zëvendësndihmëssekretarin e ShBA-së Escobar në Bruksel për diskutime të thelluara dhe takime koordinuese. Së bashku me ekipet tona diskutuam në detaje çështjet e dialogut, ndamë vlerësime të situatës aktuale, zhvillimet e muajve të fundit dhe pritshmëritë për periudhën e ardhshme", shkruan Lajçak.
Ai shtoi se do të ketë vizitë në Alpbach dhe Bled, si dhe do të qëndrojë për vizitë në Beograd, ku do të takohet me kryeministrin Albin kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Po ashtu, ai paralajmëroi takime me miq dhe ekspertë për Ballkanin Perëndimor.