Lajçak shpreson në zgjidhje mes Kosovës e Serbisë për çështjen e dinarit.     /Foto: Mirosllav Lajcak/Facebook

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë se kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë Petar Petkoviq do të jenë në Bruksel këtë javë. Emisari i BE-së në rrjetet sociale ka shkruar se shpreson që të enjten palët se do të jenë në gjendje të kapërcejnë mosmarrëveshjet e mbetura.

“Vazhduam diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Në përgjithësi, ka qenë një takim i dobishëm. Të dyja palët patën mundësinë të shpjegojnë idetë dhe qëndrimet e tyre. Në fund erdhëm në përfundim se do të nevojitet një takim tjetër. Të dyja palët do të jenë në Bruksel këtë javë dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të kapërcejmë mosmarrëveshjet e mbetura të enjten”, ka shkruar ai.

Takimi i fundit mes Kosovës dhe Serbisë në nivel kryenegociatorësh u zhvillua më 25 mars në Bruksel.

TRT Balkan / agjencitë