Lëndohen 12 minatorë si pasojë e rrjedhjes kimike të acidit sulfurik sot, rreth orës 13:00, në Minierën e Trepçës.
Dy minatorë kanë pasur lëndime serioze të syve djegie kimike me acid sulfurik, të cilët pas trajtimit në Repartin e Emergjencës janë transferuar në repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë.
Ndërsa, 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi, njofton Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë.
TRT Balkan / agjencitë