Lëvizja me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor ndër vite është plotësuar vazhdimisht. Me përjashtim të Kosovës, qytetarët e shteteve në rajon mund të lëvizin vetëm me letërnjoftime prej kohësh. Një mundësi të tillë shtetasit e Kosovës nuk e kanë vetëm me Bosnjë e Hercegovinën. Por, me nënshkrimin e djeshëm në Berlin të Marrëveshjes për lëvizje të lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor, pritet që përfundimisht edhe kjo pengesë të hiqet.
Serbia pranoi letërnjoftimet e Kosovës
Në shtator të këtij viti, pas shumë fërkimesh dhe tensionesh Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare arritën marrëveshje për njohjen e dokumenteve hyrje/dalje. Kësisoj, shtetasit e Kosovës drejt Serbisë tashmë mund të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim dhe pa asnjë dokumenti shtesë që dikur u jepej në hyrje të Serbisë.
Ndryshe, me të gjithë fqinjët e tjerë përreth shtetasit e Kosovës kanë të drejt të lëvizin vetëm me karta identiteti.
Serbët në Shqipëri vetëm me letërnjoftime
Më 20 janar të vitit 2021 hyri në fuqi marrëveshja mes Shqipërisë dhe Serbisë për lëvizje të lirë vetëm me letërnjoftime. Serbia ishte shteti i fundit në Ballkanin Perëndimor me të cilën Shqipëria e arriti marrëveshjen vitin e kaluar për të njohur kartën e identitetit si dokument udhëtimi.
Për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Serbisë do të cilësohen si të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, një dokument udhëtimi për hyrje (kthim) në Republikën e Shqipërisë, kartë identiteti biometrike. Dhe, anasjelltas, me këto dokumente të autoriteteve serbe mund të lëvizet drejt Shqipërisë.
Ndërsa për shtetasit serbë që do të kalojnë kufirin shqiptar do të cilësohen të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, leje kalimi, kartë identiteti biometrike.
Sipas MEPJ-së, Serbia është vendi i pestë tashmë që e ofron këtë mundësi së bashku me Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën.
Ndërkohë, të gjitha shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor prej vitesh i kanë harmonizuar marrëveshjet për qarkullim vetëm me letërnjoftime.
4 Nën 2022
Lëvizja me karta identiteti në Ballkan, ëndërr drejt realizimit
Me marrëveshjen e për lëvizje të lirë të nënshkruar në samitin e fundit të Procesit të Berlinit, ideja për një Ballkan të lirë, pa viza, pritet të bëhet realitet.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Fico-Vuçiq në Beograd: Sllovakia dhe Serbia mund të mbështeten mes vete
"Serbia me të vërtetë e meriton ndihmën e Bashkimit Evropian në këtë fushë sepse është kërkuese dhe e kushtueshme", tha Fico dhe shtoi se Serbia e ndihmoi dhe po e ndihmon BE-në në migrim në atë mënyrë që pak vende të tjera mund ta bënin.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore