Maqedonci-Bayraktar: Bashkëpunimi i shkëlqyer rriti kapacitetet e FSK-së.     /Foto: Ejup Maqedonci/Facebook

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci ka zhvilluar takim me pronarin e kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar, si dhe ambasadorin e Republikës së Türkiyes në Prishtinë, Sabri Tunç Angili.

“Bashkëpunimi me kompaninë Baykar që është kthyer në kryefjalën e teknologjisë ushtarake me prodhimet e veta, ka bërë që FSK-ja për një periudhë të shkurtër të ngrejë kapacitetet e saj luftarake në nivelin që garanton mbrojtje territoriale dhe siguri për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar pas këtij takimi ministri kosovar, Maqedonci në një postim në llogarinë e tij Facebook.

Në këtë takim Maqedonci njoftoi se ka diskutuar me Bayraktar për projektet e radhës në të cilat do të investojë Kosova si dhe zgjerimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Kisha nderin që sot të pres në takim pronarin e kompanisë Baykar, z. Haluk Bayraktar, si dhe ambasadorin e Republikës së...

Posted by Ejup Maqedonci on Monday, November 6, 2023

“Për vullnetin e gatishmërinë që kjo kompani dhe Republika e Türkiyes ka shfaqur për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, shpreha mirënjohjen time të thellë duke dekoruar me medalje për "Shërbim të Shquar" z. Haluk Bayraktar”,ka theksuar Maqedonci duke shtuar se lidhja e fuqishme ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes do të vazhdojë.

Ndryshe, në korrik të këtij viti ushtria e Kosovës u pajisë me dronë Bayraktar TB-2 të blerë nga Türkiye.

TRT Balkan