Maqedonci-Karamursel: Türkiye është shtet-aleati i Kosovës.     /Foto: AA

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci e ka pritur në takim komandantin e Kontingjentit Turk të Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), kolonel Sabri Gokhan Karamursel.

Maqedonci i cili e ka pritur në ministrinë e Mbrojtjes kolonelin Karamursel tha se me të ka diskutuar rreth shumë çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes.

"Türkiye është shtet-aleat i yni me të cilin kemi bashkëpunim të shkëlqyer në shumë fusha. Gjatë takimit që sot kisha me komandantin e kontingjentit turk të KFOR-it, kolonel Sabri Gokhan Karamursel, diskutuam rreth shumë temave që kanë të bëjnë me çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, ashtu siç rëndom koordinohemi për çështje të cilat janë me interes për të dyja palët", theksoi ministri Maqedonci.

Ai tutje tha se me kolonelin turk ka biseduar po ashtu edhe për trajnimet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FKS) të cilat po vazhdojnë të zhvillohen në Türkiye.

Në fund, Maqedonci tha se ka falënderuar kolonelin Karamursel për kontributin e kontingjentit turk në Kosovë dhe kontributin e Türkiyes për mbështetjen në zhvillimin e kapaciteteve të plota të FSK-së.

TRT Balkan / agjencitë