Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar me pronarin e Kompanisë “Bayraktar”, Haluk Bayraktar, kompani prej së cilës Kosova bleu dronët e “Bayraktar”.
Maqedonci ka thënë se nga Bayraktar është njoftuar për inovacionet e kësaj komapnie në fushën e fluturakeve pa pilot si dhe sistemeve të tjera për përdorim ushtarak.
“U dakorduam për vazhdim të bashkëpunimit dhe eksplorim të mundësive të reja në interes të përbashkët. Me Kompaninë Baykar, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë kanë vendosur bashkëpunim strategjik dhe operacional që po mundëson fuqizimin e kapaciteteve luftarake”, ka shkruar Maqedonci në llogarinë e tij në Facebook.
Dronët Bayraktar TB-2 që janë pjesë e arsenalit të ushtrisë së Kosovës u blen vitin e kaluar nga kompania Baykar.