Maqedoni e Veriut, shënohet Dita e Fitores së Republikës së Türkiyes         / Foto: AA

Në Rezidencën e Ambasadës Turke në Shkup është mbajtur pritje zyrtare me rastin e 30 Gushtit - Ditës së Fitores së Republikës së Türkiyes dhe Ditës së Forcave të Armatosura Turke.

Në pritjen e organizuar nga ambasadori i Türkiyes në Shkup, Fatih Ulusoy, morën pjesë zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut, Azim Nuredin, deputetë, kryetarë komunash, përfaqësues të institucioneve turke në vend, përfaqësues të misioneve të huaja në vend, si dhe të ftuar të tjerë.

Ambasadori Ulusoy në fjalën e tij në aktivitet tha se Republika e Türkiyes, e cila u themelua pas Luftës së Pavarësisë dhe 101-vjetori i së cilës do të festohet këtë vit, në këtë periudhë është bërë më e fuqishme në çdo fushë.

Ai tha se shteti modern turk ka bërë përparime të mëdha në çdo fushë, nga ekonomia te energjia, nga mbrojtja te transporti, nga arsimi te bujqësia.

Duke theksuar se Türkiye bëri përparime të mëdha në industrinë e mbrojtjes, Ulusoy ndau me të pranishmit disa nga projektet e vendit në këtë fushë.

Ulusoy tha se forcat tokësore, detare dhe ajrore të Türkiyes ngjallin besim tek aleatët e saj si Maqedonia e Veriut, me kompetencat e tyre, aftësitë operacionale dhe trajnimin e nivelit të lartë.

Duke kujtuar se Maqedonisë së Veriut si aleat i japin rregullisht grante dhe ndihma të ndryshme ushtarake çdo vit me qëllim të forcimit të aftësive mbrojtëse të vendit, Ulusoy kujtoi se sot ata i dhuruan pajisje ushtarake ushtrisë së Maqedonisë së Veriut.

Ulusoy theksoi se janë të vendosur të vazhdojnë të rrisin bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre me Maqedoninë e Veriut.

"Natyrisht, ne duam t'i shohim miqtë dhe aleatët tanë në anën tonë pa asnjë arsyetim dhe presim mbështetjen e tyre në luftën tonë kundër të gjitha llojeve të kërcënimeve për sigurinë tonë kombëtare dhe në luftën tonë kundër terrorizmit të mallkuar, nga i cili asnjë vend në botë nuk është imun. Ne dëshirojmë të zhvillojmë më tej bashkëpunimin tonë në këtë fushë me vendin mik dhe vëllazëror Maqedoninë e Veriut, me të cilin jemi bërë aleat me anëtarësimin e saj në NATO", u shpreh ai.

Atasheu Ushtarak i Ambasadës së Türkiyes në Shkup, kolonel Recai Yılmaz, nga ana e tij tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e kësaj dite.

Duke treguar se kjo fitore, e cila është treguesi më i qartë i përkushtimit të kombit turk për pavarësi, ka frymëzuar dhe forcuar gjithmonë kombin turk dhe Forcat e Armatosura Turke nga e kaluara e deri më sot.

"Për ne ka shumë kuptim dhe rëndësi që dita në të cilën u fitua kjo fitore e madhe t'i kushtohet edhe ushtrisë sonë dhe të përkujtohet si Dita e Forcave të Armatosura Turke", tha Yılmaz.

Në kuadër të programit u lexua mesazhi i presidentit Recep Tayyip Erdoğan për Ditën e Fitores për 30 gusht, ndërsa Drejtori i Zyrës Aselsan për Ballkanin, Doğan Coşkun, bëri një prezantim rreth institucionit që ai përfaqëson.

TRT Balkan / agjencitë