Maqedonia e Veriut dhe Kosova me pika të përbashkëta kufitare.     /Foto: MIA

Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të kenë pika të përbashkët kufitare në vendkalimet “Bllacë-Elez Han” dhe “Jazhincë-Glloboçicë”. Ky vendim është miratuar në mbledhjen e fundit (4 korrik) të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku thuhet se Qeveria e ka shqyrtuar dhe: “Bllacë – Elez Han” dhe “Jazhincë – Glloboçicë” dhe ka shqyrtuar dhe pranoi tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes ndërmjet dy qeverive për vendosjen e këtyre dy pikave të përbashkëta kufitare.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, është përgjegjës për nënshkrimin e marrëveshjes në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Qëllimi i lidhjes së kësaj marrëveshjeje është krijimi i pikave të përbashkëta kufitare ‘Jazhincë – Glloboçicë’ - për të thjeshtuar dhe lehtësuar lëvizjen e njerëzve, automjeteve, hyrjen dhe daljen e mjeteve motorike me mallra, si dhe "Bllacë - Elez Han" - në thjeshtësimin dhe lehtësimin e lëvizjes së njerëzve, automjeteve dhe mallrave”, njoftoi shërbimi për media i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Në mesin e pikave kufitare më të frekuentura të Maqedonisë së Veriut, dhe ku shpesh herë ka kolona të gjata të automjeteve është pika kufitare “Bllacë-Elez Han”.

TRT Balkan / agjencitë