Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), për nder të 15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, ka organizuar Turneun e Shigjetarisë.
Ceremonia e mbylljes së turneut të organizuar nga TIKA u mbajt në palestrën e qytetit të Prizrenit, ku morën pjesë ambasadori i Türkiyes në Prishtinë Sabri Tunç Angılı, Konsulli i Përgjithshëm në Prizren Celal Doğan, kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), njëherësh Ministër i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, deputetët e KDTP-së, Fidan Brina Jılta dhe Enis Kervan, koordinatorja e TIKA-s Prishtinë, Fulya Aslan, si dhe shumë të ftuar të tjerë.
Ceremonia filloi me këndimin e Kuranit Famëlartë dhe lutjet për shpirtrat e dëshmorëve që humbën jetën më 15 korrik 2016.
Në fjalën e tij këtu, ambasadori Angılı tha se armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm u bashkuan më 15 korrik dhe u përpoqën të shkatërronin pavarësinë turke dhe Republikën Turke.
“Fatmirësisht, kjo përpjekje u dështoi pasi kombi turk, nën udhëheqjen e presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan, doli në rrugë dhe rrezikoi jetën e tyre për të mbrojtur kombin, shtetin dhe demokracinë e tyre”, tha ambasadori.
Në fjalën e tij, ministri Damka shpjegoi se kanë qenë duke pritur para Konsullatës së Përgjithshme të Türkiyes në Prizren më 15 korrik 2016 në gatishmëri për të “mbrojtur mëmëdheun”.
“Atë mbrëmje vonë, rinia dhe populli ynë në Prizren filluan të rrinë vigjilentë para konsullatës. Nuk e harroj kurrë, disa prej tyre filluan të bënin plane për të shkuar në Kapıkule me autobusë. Mëmëdheu, Republika e Türkiyes, nuk ka të bëjë vetëm me kufijtë e Republikës së Türkiyes”, tha ai.
Pas fjalimeve, harkëtarët hodhën 251 shigjeta për 251 dëshmorët e rënë për demokracinë.
Veprimtaria u përmbyll nga të ftuarit duke u dhuruar medalje shigjetarëve të suksesshëm në turne.