Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Türkiyes, Mehmet Nuri Ersoy u takua me zëvendëskryeministren e Kosovës, Emilija Rexhepi.
Ministri Ersoy bëri një postim nga llogaria e tij në median sociale lidhur me takimin e zhvilluar me zv/kryeministren e Kosovës, Emilija Rexhepi.
"Realizuam një takim të frytshëm për zhvillimin e bashkëpunimit mes vendeve tona në fushën e kulturës dhe turizmit. Ky takim miqësor, uroj që të shërbejë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dhe për krijimin e mundësive të reja me projekte të përbashkëta në të ardhmen", deklaroi ministri turk Ersoy.
TRT Balkan / agjencitë