Në Prishtinë ka filluar punëtoria e Gazetarisë Digjitale, e mbajtur në bashkëpunim me televizionin shtetëror turk TRT dhe Institutin “Yunus Emre”, raporton Anadolu.
Në kuadër të projektit "Gazetaria për të rinjtë (J4J)" të mbajtur në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë, pjesëmarrësit për dy ditë me radhë do të ndjekin kurse për gazetari, tregime, redaktim dhe prodhim nga terreni.
Koordinatori i projektit "Gazetaria për të rinjtë", Alpay Arı, duke folur për Anadolu njoftoi se në kuadër të projektit kanë trajnuar rreth 3.200 studentë në vende të ndryshme. Ai theksoi se ata po përpiqen ta përhapin projektin në gjithë botën.
“Ky projekt është shumë i popullarizuar. Shpresoj që ne mund ta vazhdojmë këtë projekt për një kohë të gjatë dhe t'i ofrojmë një përfitim njerëzor rinisë sonë, botës dhe TRT-së do të dëshmojë edhe një herë se kujdeset për çështjet humanitare duke marrë përsipër këtë përgjegjësi”, tha Arı.
Koordinatori i Institutit “Yunus Emre” në Kosovë, Ramazan Yılmaz, tha se përveç aktiviteteve të gjuhës, kulturës dhe artit në gjuhën turke kanë organizuar edhe aktivitete për rritjen e kapaciteteve institucionale. Ai shtoi se do të bëjë përpjekje që projekti të përsëritet çdo vit në vend.
Trajnimi zhvillohet nga gazetarë që punojnë në TRT dhe që e njohin rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Trajnimi i organizuar me mbështetjen e Turkish Airlines dhe Universitetit “Hasan Prishtina” do të zgjasë deri më 20 dhjetor dhe pjesëmarrësve do t'u jepet certifikatë në fund të trajnimit.