Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit që sot pati me emisarët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak. Ajo ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka kontribuar në tensione dhe se është e përgatitur për dialog.
Osmani ka shkruar në Facebook se Kosova është palë konstruktive, e përgatitur dhe e angazhuar në procesin e dialogut të përqendruar në njohjen e ndërsjellë.
“Në takimin me të dërguarit e posaçëm Lajçak dhe Escobar shpreha përkushtimin e Kosovës për ta vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët tanë, duke potencuar se angazhimi i vendit tonë në dialog është i bazuar në mbrojtjen e sovranitetit, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Kosovës, të cilat janë të paprekshme”, ka shkruar Osmani.
E para e shtetit ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka kontribuar në tensione dhe se është angazhuar vazhdimisht për paqe dhe stabilitet si dhe për zgjidhje evropiane.
“Vendi ynë është i ndërtuar mbi parimin e një shoqërie multietnike ku të gjithë kanë të drejta të barabarta, pa dallim etnie”, ka përfunduar ajo.
Ndryshe, ky është takimi i dytë i presidentes Osmani me zv/ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar, pas atij të mbrëmshmit nga ku theksuan se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.
24 Gus 2022
Osmani: Kosova asnjëherë nuk ka kontribuar në tensione
Dy herë brenda dy ditë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me zv/ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar. Herën e fundit Escobar, ishte me përfaqësuesn e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Fico-Vuçiq në Beograd: Sllovakia dhe Serbia mund të mbështeten mes vete
"Serbia me të vërtetë e meriton ndihmën e Bashkimit Evropian në këtë fushë sepse është kërkuese dhe e kushtueshme", tha Fico dhe shtoi se Serbia e ndihmoi dhe po e ndihmon BE-në në migrim në atë mënyrë që pak vende të tjera mund ta bënin.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore