Në një konferencë për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, presidenti i Pahor tha se me Kosovën kanë shumë qëndrime të përbashkëta, por kanë dallim në implementimin e marrëveshjeve të Brukselit me Serbinë.
“Sllovenia dhe Kosova kanë shumë qëndrime të përbashkëta, por një dallim është implementimi i marrëveshjeve të arritura. Në mes të tyre është edhe formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha ai.
Mirëpo, presidentja Osmani iu kundërpërgjigj duke thënë se marrëveshja për asociacionin bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.
“Ajo marrëveshje bie ndesh me rendin kushtetues të Kosovës. Ne do të respektojmë vendimin e kushtetueses. Lista e marrëveshjeve që nuk ka zbatuar Serbia është shumë e gjatë”, tha ajo.
Presidentja Vjosa Osmani deklaroi sot se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është rruga e vetme që siguron paqe dhe afron të dyja vendet në Bashkimin Evropian.
Liberalizimi i vizave për Kosovën
Pas takimit me homologun e saj slloven Borut Pahor, Osmani përmendi edhe nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë.
Ajo në konferencën e përbashkët për medie, theksoi se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Sllovenisë në rrugën e saj euro-atlantike.
Pohor ofroi përkrahje për liberalizimin e vizave duke thënë se BE-ja duhet t’iu qëndrojë prapa premtimeve.
Nga ana tjetër, tha se dialogu Kosovë-Serbi nuk duhet të ketë ngecje.
7 Sht 2022
Osmani: Marrëveshja për asociacionin kundërkushtetuese
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka kërkuar formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kosova Press
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore