Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes, Yaşar Güler.
Nëpërmjet një njoftimi për media pas takimit, bëhet e ditur se presidentja Osmani e uroi për pozitën e tij si ministër në Republikën e Türkiyes, si dhe e falënderoi Türkiyen e në veçanti presidentin Recep Tayyip Erdoğan për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës.
"Gjatë takimit me ministrin u diskutua për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me theks të veçantë në trajnimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe shkëmbimin e intensifikuar me qëllim të avancimit të bashkëpunimit të përgjithshëm në fushën e sigurisë", thuhet në njoftim.
Ministri Güler konfirmoi mbështetjen e palëkundur për Kosovën. Më tej, ai u shpreh mirënjohës ndaj Republikës së Kosovës veçmas me solidarizimin dhe ndihmën që Republika e Kosovës i pati ofruar Türkiyes pas tërmetit shkatërrues.
Në takim, Presidentja Osmani foli edhe për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë, si dhe për aktin e agresionit dhe sulmin terrorist të Serbisë që ndodhi më 24 shtator në Republikën e Kosovës, me ç’rast potencoi se garantimi dhe mbrojtja e sigurisë në vend janë prioritet.
Osmani konfirmoi gatishmërinë dhe rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët në këtë drejtim.