Osmani: Serbia fsheh arkivat për gjetjen e personave të zhdukur.     /Foto: Reuters

Më shumë se një shkelje e të drejtave të njeriut ndaj një individi, zhdukja me dhunë është përdorur shpesh si një strategji për të përhapur terror brenda shoqërisë. Ndjenja e pasigurisë e krijuar nga kjo praktikë nuk kufizohet vetëm tek të afërmit e të zhdukurve, por prek edhe komunitetet e tyre dhe shoqërinë në tërësi.

Zhdukja e detyruar është bërë një problem global dhe nuk kufizohet në një rajon specifik të botës. Dikur kryesisht produkt i diktaturave ushtarake, zhdukjet me forcë sot mund të kryhen në situata konflikti të brendshëm, veçanërisht si një mjet për shtypjen e kundërshtarëve politikë.

Në këto të dhëna, zënë vend edhe të zhdukurit e Kosovës. Ata u kujtuan sot nga autoritetet më të larta kosovare, mes të cilëve edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Autoritetet kosovare përkujtuan 1.600 të zhdukurit e Kosovës dhe i kërkuan Serbisë të hapë arkivat për të zbardhur fatin e këtyre njerëzve të zhdukur gjatë luftës.

Presidentja tha Vjosa Osmani tha se solidarizohet me të gjitha familjet të cilët akoma i kërkojnë më të dashurit e tyre që janë zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

“Përkundër kërkesës së Komisionit qeveritar të bërë në qershor të këtij viti drejtuar presidentit të Serbisë që t’i hapë të gjitha ato arkiva në përputhje obligimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, fatkeqësisht Serbia akoma vazhdon të bëjë shkelje flagrante të këtyre obligimeve dhe po ashtu vazhdon ta ripërsëritë krimin e saj duke e fshehur vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë”, tha presidentja Osmani.

Qindra mijëra njerëz janë zhdukur gjatë konflikteve ose periudhave të shtypjes në të paktën 85 vende të botës.


TRT Balkan / agjencitë