Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon, ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takimin e mbrëmshëm me zv/ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar, njoftojnë nga Presidenca e Kosovës.
Ajo ka theksuar se prioritet i institucioneve të Kosovës është zbatimi i ligjit dhe në këtë kontekst ka potencuar se “vendimet e institucioneve të Kosovës janë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit për lirinë e lëvizjes dhe nuk drejtohet kundrejt asnjë komuniteti”.
Presidenca po ashtu njoftoi se institucionet e Kosovës janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtar dhe çdo vendim i tyre reflekton frymën kushtetuese të vendit dhe vlerat demokratike.
Ende nuk është konfirmuar nëse Escobar, i cili do të qëndrojë në Kosovë për dy ditë bashkë edhe me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian (BE), Miroslav Lajçak, do ta takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Escobar dhe Lajçak vijnë në Kosovë vetëm pak ditë pasi kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, zhvilluan raund të ri të bisedimeve.
24 Gus 2022
Osmani: Vendimet e Kosovës janë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit
Gjatë ditës së sotme dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të zhvilloj takime me krerët e shtetit të Kosovës.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Begaj: E rëndësishme të forcohen lidhjet mes shqiptarëve nëpër treva
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, bëri bashkë në Tivat të Malit të Zi përfaqësuesit e gjithë spektrit politik dhe u bëri thirrje që, pavarësisht ngjyrave partiake, të jenë të bashkuar për mbrojtjen e interesit shqiptar.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore