Parlamenti spanjoll refuzon iniciativën për njohjen e Kosovës / Photo: AA

Parlamenti i Spanjës hodhi poshtë të enjten nismën e disa partive nga rajoni katalanas për njohjen e shtetit ballkanik të Kosovës.

Nisma u refuzua me shumicë dërrmuese me 293 vota pro dhe 27 abstenime.

Propozimi u soll në foltore të enjten nga Junts, një parti separatiste katalanase. Deputeti i Junts Eduard Pujol tha se Kosova është një "shtet i së drejtës" dhe se vendimi i saj për të shpallur pavarësinë u njoh nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008 aktualisht nuk njihet nga pesë anëtarë të Bashkimit Evropian: Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Administrata Greke Qipriote.

Vendet e BE-së në fjalë i njohin dokumentet e udhëtimit të Republikës së Kosovës. Serbia, me shpresa për BE, nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e Kosovës dhe ende e quan Kosovën pjesë të territorit të saj.

Izraeli është vendi i fundit që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

AA