Për shtatë muaj në Aeroportin e Prishtinës mbi 2 milionë udhëtarë         / Foto: AA

Mbi 2 milionë udhëtarë kanë qarkulluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, deri në muajin e shtatë të vitit 2024.

Vetëm në gjysmën e parë të muajit gusht ky aeroport pati mbi 200 mijë udhëtarë vajtje-ardhje.

Zëdhënësja në Aeroportin e Prishtinës, Valentina Gara, në një prononcim për KosovaPress, thotë se këtë vit është rritur për rreth 20 për qind qarkullimi i numri i udhëtarëve.

Ajo thekson se vendet më të frekuentuara janë Zvicra, Gjermania, Türkiye dhe Austria, të cilat pasohen nga disa shtete të tjera.

Ndër të tjerash, Gara thekson se pas fluksit të madh të udhëtarëve pas liberalizmit të vizave, Aeroporti i Prishtinës ka rritur kapacitetet e tij sa i përket infrastrukturës dhe burimeve njerëzore.

Ndërkaq, bashkatdhetarët thonë se u mungon vendlindja e tyre dhe shprehin dëshirën për t’u kthyer në Kosovë.

TRT Balkan / agjencitë