Pikat kufitare të Kosovës me Serbinë mbesin të mbyllura.     /Foto: Reuters

Pika kufitare të Kosovës me Serbinë vazhdojnë të mbesin të mbyllura edhe sot. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, pika kufitare në Bërnjak, Jarinjë dhe Merdarë janë të bllokuara.

Sipas njoftimit, pika kufitare në Bërnjak është e bllokuar. Po ashtu, edhe pikëkalimi kufitar në Jarinjë dhe Merdarë janë të bllokuara për kamionë dhe autobusë.

Prej dje në territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdarë, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova.

📢INFORMACION I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË ATA QË JANË DUKE UDHËTUAR DREJT #KOSOVËS ⛔️ Ju njoftojmë se në territorin e...

Posted by Ministry of Foreign Affairs and Diaspora - Republic of Kosovo on Monday, June 19, 2023

Ministria e Jashtme ka njoftuar se nuk është i sigurt për momentin as kalimi i veturave.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës u bënë thirrje qytetarëve, të cilët tashmë kanë hyrë në territorin e Serbisë, t’i përdorin pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikëkalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit. Nëse nuk kanë hyrë në Serbi, qytetarët luten të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, thuhet në njoftim.


TRT Balkan / agjencitë