Plenkoviq: Kroacia nuk ka agjendë të fshehur kundër autoriteteve fqinje.     /Foto: HINA

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, në kremtimin e Ditës së Pavarësisë, tha se qeveria kroate nuk ka agjendë të fshehur drejt rrëzimit të qeverisë në Serbi dhe në fqinjësi.

I pyetur nga një gazetar që të komentojë situatën në Kosovë dhe mesazhin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili deklaroi se Zagrebi dëshiron një Serbi të dobët, kryeministri Plenkoviq tha:

“Nëse zyrtarët më të lartë në Serbi i lexojnë mediat kroate, OK, i lexojmë edhe ne, kështu që nuk jemi gjithmonë më të lumturit dhe më të kënaqurit. Unë besoj se qeveria kroate dhe institucionet kroate nuk kanë agjendë të fshehtë për të rrëzuar ndonjë qeveri në asnjë shtet fqinj, madje as në Serbi, dhe kjo është e qartë për të gjithë. Nuk e di pse shqetësohen për atë që lexojnë në mediat kroate dhe në portalet kroate. Nëse vendimet tona do t'i bazojmë në marrëdhëniet me shtetin fqinj, që është Serbia, në bazë të mediave të tyre, atëherë ata do të na flisnin me koprraci për shumë vite, prandaj ne u qëndrojmë prioriteteve e detyrave tona dhe dëshirës për t'i përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët tanë dhe ne duam që Serbia të ketë stabilitet dhe t'i zgjidhë problemet e saj brenda Serbisë”.

Të gjithë pjesëtarët e kontingjentit kroat të KFOR-it në Kosovë janë mirë, ka njoftuar kryeministri kroat, duke shtuar se sipas orarit dhe detyrave të tyre as që kanë qenë të përfshirë në incidentet e djeshme.

AA