Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot në Beograd presidentin në largim të Çekisë, Millosh Zeman.
Gjatë fjalimit para medieve, ai tha se ka insistuar që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës, por se nuk ka pasur sukses.
“Kam insistuar që Çekia të tërheqë njohjen e Kosovës. Dua të përkutoj se Kuvendi i Çekisë me vendim ka kërkuar nga Qeveria të mos e njohë Kosovën”, tha Zeman.
Arsyeja sepse nuk është arritur ky qëllim, sipas Zeman ka qenë se në Çeki ka fituar pala e cila e ka njohur Kosovën, dhe se ai nuk është diktator, por se një president i zgjedhur demokratik.
Ai, po ashtu, ka shtuar se as ai, por as paraardhësi i tij, Vllasllav Havel nuk kanë dhënë pëlqim që në Prishtinë të dërgohet ambasador.
Ndryshe, në mars, Zeman përfundon mandatin e tij të dytë pesëvjeçar si president i Republikës Çeke, kur ai do të pasohet nga ish-gjenerali i NATO-s Petr Pavel, i cili fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të shtunën.