Presidenti Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare në Serbi / Foto: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, është pritur me ceremoni zyrtare nga homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, ku po zhvillon vizitë zyrtare.

Erdoğan u prit nga Vuçiq në Pallatin Presidencial në Beograd. Gjatë ceremonisë u intonuan himnet kombëtare të të dyja vendeve. Erdoğan dhe Vuçiq përshëndetën rojën ceremoniale, ndërsa më pas pozuan para kamerave. Të dy liderët më pas ia njoftuan njëri-tjetrit delegacionet e tyre shoqëruese.

Palët më pas hynë në Pallatin Presidencial për një takim kokë me kokë.

Në ceremoni morën pjesë edhe ministri turk i Punëve të Jashtme Hakan Fidan, ministri i Rinisë dhe i Sportit Osman Aşkın Bak, ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, ministri i Bujqësisë dhe i Pylltarisë İbrahim Yumaklı, ministri i Tregtisë Ömer Bolat, ministri i Transportit dhe i Infrastrukturës Abdulkadir Uraloğlu, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës İbrahim Kalın, kreu i Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës Fahrettin Altun, shefi i Politikës së Jashtme dhe Këshilltari i Sigurisë i Presidentit Akif Çağatay Kılıç, kreu i Industrisë së Mbrojtjes Haluk Görgün, si dhe kreu i Këshillit të Arsimit të Lartë (YÖK) Erol Özvar.

AA