Presidenti turk Erdoğan takon homologen nga Kosova Vjosa Osmani

Presidenti turk Erdoğan takon homologen nga Kosova Vjosa Osmani

Takimi është zhvilluar në margjina të Forumit të Diplomacisë në Antalya.
Presidenti turk Erdoğan takon homologen nga Kosova Vjosa Osmani       / Foto: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar me homologen nga Kosova, Vjosa Osmani.

Takimi është zhvilluar në margjina të Forumit të Diplomacisë në Antalya, ku po marrin pjesë përfaqësues nga 147 vende.

Sipas njoftimit nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke, gjatë takimit janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe Türkiye-Kosovë, lufta kundër terrorizmit, çështje globale dhe rajonale dhe sulmet e Izraelit në Gaza.

Gjatë takimit, Erdoğan ka deklaruar se marrëdhëniet mes Türkiyes dhe Kosovës janë duke përparuar, duke shtuar se lufta kundër strukturës së FETO-s në Kosovë është e rëndësishme dhe se duhet bërë përparim në këtë çështje.

Erdoğan ka thënë se për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza, e cila është përkeqësuar për shkak të sulmeve të Izraelit, konflikti duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, ndihma humanitare duhet të dërgohet në rajon në nivelin nevojshëm dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë hapa bindës.

TRT Balkan / agjencitë