Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin turk në Kosovë, Angılı.               Foto: Presidenca e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale me Türkiyen.

Siç njofton Zyra e Presidentes, gjatë takimit, Osmani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Türkiyes dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve, duke theksuar se Türkiye mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës.

Presidentja Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes turke ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, njohje të mëtejmë dhe vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Sipas njoftimit, Osmani dhe Angılı u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e interesave të përbashkëta të të dyja shteteve, duke përforcuar lidhjet miqësore dhe bashkëpunimin afatgjatë.

TRT Balkan / agjencitë