Kryeqyteti i Kosovës është kapluar nga mjegulla e dendur që nga orët e mëngjesit, duke vështirësuar trafikun, por edhe përditshmërinë e qytetarëve.
Ndonëse trafiku rrugor po zhvillohet në rrugë të thata, dukshmëria e ulët ka vështirësuar lëvizjen duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Ndërkohë, mjegulla e dendur ka ndikuar edhe në ndotjen e ajrit, me monitoruesit për matjen e cilësisë së ajrit që tregojnë nivele të larta të ndotjes.
Sipas monitoruesit zviceran ‘IQAir’, vlera e Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI) dhe ndotja e ajrit në Prishtinë është në 156, shifër që llogaritet në kategorinë “e pashëndetshme”.
Po ashtu, monitoruesi zviceran thekson se përqendrimi i grimcave PM2.5 aktualisht është 12,6 herë më i lartë se vlera udhëzuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh).
Me këtë cilësi të ajrit, rekomandohet shmangia e ushtrimeve në natyrë, mbyllja e dritave për ta shmangur ndotjen e ajrit, mbajtja e maskës në hapësira të jashtme, si dhe përdorimi i pastruesit të ajrit.