Rumani, ultranacionalistët udhëheqin në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale / Photo: AA

Kandidati ultranacionalist Calin Georgescu kryeson me një diferencë të ngushtë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani.

Siç njoftoi autoriteti zgjedhor rumun, Georgescu ka marrë 22,08 për qind krahasuar me 22,07 për qind sa ka marrë kryeministrit Marcel Ciolacu me 81 për qind të votave të numëruara.

Кryetarja e partisë opozitare të qendrës së djathtë Unioni për Shpëtimin e Rumanisë, Elena Lasconi, fitoi 14,13 për qind. Rreth 9,4 milionë qytetarë votuan në qendrat e votimit, të cilat u mbyllën në orën 19:00 sipas kohës lokale, pjesëmarrje kjo që tejkalon 50 për qind.

Votuesit kishin mundësi të zgjedhin midis 13 kandidatëve për të zëvendësuar presidentin në largim Klaus Iohannis. Dy kandidatët e parë do të kalojnë në balotazh më 8 dhjetor nëse asnjë kandidat i vetëm nuk merr më shumë se 50 për qind të votave në raundin e parë.

TRT Balkan / agjencitë