Gjatë tri ditëve të kaluara Ushtria e Serbisë, ballafaqohet me fluturake të cilët lëvizin përgjatë vijës administrative të Serbisë qëndrore dhe Kosovës, por edhe me hyrje të kohëpaskohshme në territorin e Serbisë qendrore duke tentuar të kryhet vëzhgimi i pozicioneve të Ushtrisë së Serbisë dhe kazermave të caktuara, tha ministri i Mbrotjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq në një pronocim për servisin publik RTS.
Po ashtu ai theksoi se nëse shihen përsëri fluturaket, me urdhër të presidentit Aleksandër Vuçiq, ata do të eliminohen apo vendosen nën kontrol të Ushtrisë së Serbisë.
Ministri Vuçeviq nuk ka përmendur numrin e fluturakave, por ka shtuar se kanë qenë disa.
Mes tjerash ai ka sqaruar se fluturimi i aeroplanëve luftarak Mig-29 nuk ka qenë shkaku i dronëve, por në kuadër të patrullës së zakonshme policore.
Kosova demantoi akuzat
Autoritet kosovare i kanë demantuar deklaratat nga Serbia se gjoja nga territori i Kosovës kanë lëvizur dronë të panjohur mbi vendbanimin Rashkë.
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, së fundmi në Facebook, shkroi se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta.
“Çfarëdo diskursi i tillë është vetëm pretekst për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës, si mjet për përhapjen e një gjendje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve”, shkruan Mehaj.
Ndryshe, nga 1 nëntori autoritet e Kosovës janë duke e zbatuar masën e qortimit për pronarët e makinave me targat ilegale serbe.
2 Nën 2022
Serbia akuzon, Kosova mohon pretendimet për dronët
Autoritet e Kosovës i kanë dematuar deklaratat nga Serbia për gjoja lëvizjen e dronëve nga Kosova drejtë territorit të Serbisë.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.