Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës njoftoi opinionin e gjerë publik se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar të mërkurën dhe ndodhet rrugës për në Kosovë.
Paraprakisht gjatë ditës së djeshme u liruan edhe katër policët e tjerë të ndaluar nga Policia e Serbisë.
Zyrtarët policorë ishin ndaluar në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, Dheu i Bardhë e Jarinjë, si dhe në një pikëkalim kufitar mes Serbisë dhe Kroacisë.
TRT Balkan / agjencitë