Autoritet serbe prej sot në të gjitha pikat kufitare me Kosovën kanë vendosur njoftime ku thuhet se përdorimi i letërnjoftimeve të lëshuara nga Kosova për është bërë i mundur vetëm për arsye praktike.
Sipas tyre, qëllimi i marreveshjes për letërnjofimet Kosovë-Serbi është lehtësimi i lëvizjes dhe nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës.
Agjencia e lajmeve të Serbisë “Tanjug”, mbështetur në portalin kosovo-online, thekson se përdorimi i kartave të identitetit të lëshuara nga Prishtina nuk mund të interpretohen si pëlqim i Beogradit për devijimin nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Njofimet në formë tabele janë vendosur në kabinet e nëpunësve policor serb, në dy gjuhë, (serbisht dhe anglisht).
“Mundësimi i përdorimit të kartave të identitetit të lëshuara nga Prishtina (Kosova) bëhet ekskluzivisht për arsye praktike, për të bërë pozitën e individëve më të lehtë dhe për të mundësuar lirinë e lëvizjes, në përputhje me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes të arritur në dialog në vitin 2011. Nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së njëanshme të shpallur nga Kosova; është pa paragjykim për determinimin e statusit final të Kosovës, e as nuk mund të interpretohet se Beogradi po dorëzon të drejtat e saj që i ka sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999)”, thuhet në njoftimin e autoriteteve serbe.
Ndryshe, prej nesër hyjnë në fuqi masat e reja të reciprocitet të miratuara nga Qeveria e Kosovës. Për çështjen e letërnjoftimeve ditë më parë Kosova dhe Serbia arritën pajtim, megjithatë pala kosovare nuk është pajtuar që reciprociteti për targat të lëshuara nga Serbia të zëvendësohen me targa neutrale KS.
31 Gus 2022
Serbia në pikat kufitare me Kosovën vendos njoftime rreth letërnjofimeve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në deklaratën e fundit për media tha se masën e reciprocitet për dokumentet hyrje-dalje do ta shfuqizon pas njoftimit nga polica e Kosovës se pala serbe nuk lëshon dokumente shtesë për qytetarët kosovarë.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.