Në pjesën e parë të muajit janar Serbinë pritet ta vizitojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë për arritjen e marrëveshjes me Kosovën. Një paralajmërim të tillë e ka dhënë sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se bëhet fjalë për “burra të mëdhenj”.
“Prandaj, kam shumë frikë nga papërgjegjësia edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, veçanërisht nga autoritetet e Prishtinës, nga autoritetet arrogante të Prishtinës, dhe atë që pres, pres që ata në gjysmën e parë të janarit, të mëdhenjtë do të vijnë nga bota të më mbajnë ligjërata se si duhet të arrijmë atë marrëveshje që atyre u pëlqen”, tha Vuçiq.
Ndryshe, viti 2022 në marrëdhëniet Kosovë-Serbi fare nuk ka qenë i mirë. Tensionet dhe përplasjet kanë qenë prezente si rrallë herë më parë.