Shënohet 15-vjetori i themelimit të Odës Ekonomike Kosovaro-Turke. / Foto: AA

Oda Ekonomike Kosovaro-Turke ka shënuar 15-vjetorin e themelimit të saj nëpërmjet një konference ku janë vlerësuar 15 vjet të marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Türkiyes.

Të pranishëm në shënimin e 15-vjetorit të Odës Ekonomike Kosovaro-Turke ishin ambasadori i Türkiyes në Kosovë Sabri Tunç Angılı, kryetari i Odës Ekonomike Kosovaro-Turke në Kosovë Abdurrahman Balkız, zv/kryeministrja e Kosovës Emilja Rexhepi, ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, përfaqësues të institucioneve kosovare dhe atyre turke, biznesmenë dhe përfaqësues të mediave.

Ambasadori Angılı në fjalën e tij tha se oda ekonomike me anëtarët e saj nga Kosova dhe Türkiye kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës ndër vite.

“Kjo odë tregtare me anëtarët e saj nga Türkiye dhe nga Kosova në bashkëpunim me profesionistë të ndryshëm qeveritarë po ftojnë investitorët turq që të investojnë këtu dhe kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, theksoi Angılı, duke shtuar se si ambasadë do të jenë afër odës gjithmonë.

Balkız, nga ana e tij, tha se Türkiye e ka një ekonomi të fuqishme dhe riprodhuese dhe me kohë është bërë njëri nga partnerët kryesorë të importit në Kosovë dhe krahas kësaj, tha ai, Türkiye ka ndihmuar edhe në prodhimtarinë në Kosovë.

Balkız tha se mallrat që importohen në Kosovë janë pajisje për makineri dhe gjysmëprodukte, si dhe firmat turke që punojnë në Kosovë kanë hapur edhe dyert e eksportit nga Kosova.

Ai tha se Kosova dhe Shqipëria janë si gravitet për investimet nga Türkiye.

“Investimet nga Turqia në Kosovë janë orientiar në krijimin e vendeve të punës drejtpërdrejt dhe tërthorazi dhe falë investimeve të drejtpërdrejta nga Türkiye në Kosovë janë krijuar rreth 10 mijë vende të punës”, theksoi Balkız.

Balkız tha se nga vitit 2022 totali kulminativ i investimeve turke ka kaluar vlerën e 450 milionë eurove.

Investimet nga Türkiye në Kosovë zënë vendin e tretë, pas Gjermanisë dhe Zvicrës.

Oda Ekonomike Kosovaro-Turke u themelua në vitin 2008 dhe nga ky vit eksportet e Kosovës drejt Türkiyes janë rritur rreth 10 herë.

TRT Balkan / agjencitë