Ambasadat e Türkiyes në Tiranë dhe Shkup gjatë ditës së sotme organizuan pritje zyrtare me pjesëmarrjen e zyrtarëve të institucioneve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe institucioneve turke me rastin e 29 Tetorit, që shënon 99-vjetorin e themelimit të Republikës së Türkiyes.
Të dy aktiviteti filluan me intonimin e himneve kombëtare të Türkiyes, shteteve në fjalë, ndërsa u lexua edhe mesazhi i presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e Ditës së Republikës së Türkiyes.
Vitin e ardhshëm në Türkiye do të festohet 100-vjetori i themelimit të Republikës së Türkiyes.
Ndryshe, në 2023 do të shënohet edhe 100 vjetori e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Türkiyes dhe Shqipërisë.
AA