Në qytetin e Shkodrës është organizuar paneli i diskutimit me temë "Heroi i Shkodrës, Hasan Riza Pasha dhe marrëdhëniet Türkiye-Shqipëri, nga e kaluara në të tashmen", si dhe ekspozita me fotografi dhe dokumente rreth temës në fjalë, raporton Anadolu.
Paneli u organizua nga Instituti "Yunus Emre"-Shkodër në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi", Universitetin Kastamonu, Institutin e Lartë Atatürk për Gjuhën, Kulturën dhe Historinë, Institutin e Historisë Turke dhe Drejtorinë e Arkivave Shtetërore të Presidencës së Türkiyes.
Në ceremoninë e hapjes së aktivitetit të organizuar në ambientet Universiteti të Shkodrës "Luigj Gurakuqi", ishin të pranishëm përfaqësues të Ambasadës turke në Tiranë, drejtues të Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, drejtues dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve turke, të institucioneve shqiptare, studiues dhe studentë.
Aktiviteti filloi me fjalën përshëndetëse të drejtorit të Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Ömer Osman Demirbaş, i cili theksoi se shpreson që aktiviteti të jetë i dobishëm për të forcuar miqësinë mes dy vendeve.
Fjalë përshëndetëse në ceremoninë e hapjes së panelit mbajtën edhe drejtori i Arkivave Shtetërore të Presidencës së Turqisë, prof. dr. Uğur Ünal, kryetari i Institutit të Historisë Turke, prof. dr. Yüksel Özgen, ambasadori i Kryesisë së Institutit të Lartë Atatürk për Gjuhën, Kulturën dhe Historinë, prof. dr. Derya Örs dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve turke.
Para fillimit të panelit u nënshkrua edhe protokolli i bashkëpunimit mes Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" dhe Universitetit Kastamonu nga Türkiye.
Më pas, paneli vazhdoi me prezantimin e kumtesave nga studiues turq dhe shqiptarë mbi temat për Hasan Riza Pashën dhe Shkodrën, si dhe mbi marrëdhëniet Türkiye-Shqipëri.
Në fund, u hap edhe një ekspozitë në ambientet e Institutit "Yunus Emre"-Shkodër me fotografi dhe dokumente mbi temën e panelit, e cila do të qëndrojë e hapur për disa ditë.