Shkollat ndërkombëtare Maarif shënuan përvjetorin e pavarësisë së Kosovës       / Foto: AA

Shkollat ​​Ndërkombëtare të Kosovës, Maarif, organizuan program me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në kuadër të programit të mbajtur në Shkollat ​​Maarif dega në Prishtinë, para të ftuarve u recituan poezi dhe performanca të valleve popullore të përgatitura nga nxënësit.

Përfaqësuesi i Fondacionit Turk Maarif për Kosovën, Mehmet Nedim Aslan, në fjalën e tij tha se Türkiye është vendi i parë që e ka njohur Kosovën.

Ai tha se beson që Kosova dhe Türkiye, si dy vende vëllazërore, do t'i forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e tyre në çdo fushë në të ardhmen.

“Türkiye pas pavarësisë ka bërë investime të mëdha në Kosovë për zhvillimin e saj. Një ndër këto investime më të rëndësishme janë kontributet e dhëna në fushën e arsimit. Ne ofrojmë shërbime arsimore për vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë me shkollat ​​tona Maarif në Prishtinë dhe Prizren”, tha ai.

Aslan shtoi se beson që Kosova në të ardhmen e afërt do të jetë më e fortë në çdo fushë, sepse ka një popull të ri, dinamik dhe punëtor.

AA