Ambasada e Republikës së Türkiyes në Maqedoninë e Veriut organizoi prezantimin e punimeve artizanale turke në ambientet e ambasadës në Shkup.
Bashkëshortja e Fatih Ulusoy, ambasadorit të Republikës së Türkiyes në Shkup, Şeyma Nur Ulusoy, udhëhoqi programin e organizuar nga ambasada turke ku u shfaqën shumë punime artizanale turke dhe osmane.
Artistët nga Türkiye dhe vendi shfaqën talentin e tyre duke prezantuar punimet e tyre si kaligrafi arabo-osmane, artin Ebru, Tezhib dhe të tjera.
Şeyma Nur Ulusoy theksoi rëndësinë e kulturës dhe aktiviteteve të saj. "Sot ne jemi mbledhur këtu për të zbuluar së bashku elementet elegante dhe unike të kulturës turke dhe artizanat tona tradicionale. Artet tona tradicionale kanë lënë gjurmë të thella dhe të lashta të bukurisë dhe diplomacisë kulturore në gjeografitë me të cilat kemi ndërvepruar gjatë historisë", tha Nur Ulusoy.
Ajo shtoi se "Ngjarje të tilla ofrojnë mundësi të rëndësishme për të forcuar miqësinë tonë të fortë midis Türkiyes dhe Maqedonisë së Veriut".
Ndërkaq, mysafirët që morën pjesë në organizimin në fjalë patën mundësinë t'i provojnë personalisht këto punime artizanale gjatë programit.