Në Shkup u mbajt konkursi i pikturës "Qyteti im i ëndrrave me Turkish Airlines" /     Foto: AA

Në Maqedoninë e Veriut u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit të pikturës ndërshkollore "Qyteti im i ëndrrave me Turkish Airlines".

Në fjalën e tij, ambasadori i Türkiyes në Shkup, Fatih Ulusoy falënderoi Turkish Airlines për frymëzimin e të rinjve me këtë ngjarje.

Duke vënë në dukje se Turkish Airlines, si një kompani ajrore e respektuar jo vetëm në Türkiye, por edhe në botë, sjell miliona njerëz tek të dashurit dhe ëndrrat e tyre, Ulusoy tha: "Ky konkurs është shembull i mirë i misionit të Turkish Airlines për të forcuar lidhjen kulturore mes shoqërive".

Ulusoy tha se nxënësit nga e gjithë Maqedonia e Veriut që morën pjesë në konkurs dhe përshkruan qytetet e tyre të ëndrrave me pikturat e tyre merituan duartrokitje të madhe dhe shtoi se çdo vepër tregon se sa e pasur ishte imagjinata e pjesëmarrësve.

Duke e përshkruar konkursin si një mundësi për të forcuar lidhjet kulturore që rrjedhin nga historia e përbashkët, Ulusoy tha: "Rrjeti i gjerë botëror i fluturimeve të Turkish Airlines bashkon kultura të ndryshme, duke e bërë më të lehtë për ne të kuptojmë njëri-tjetrin dhe duke forcuar miqësitë tona. Investimet e Turkish Airlines në fusha të tilla si arsimi, arti dhe sporti na mundësojnë të shikojmë të ardhmen me shpresë. Ne do të vazhdojmë të frymëzojmë të rinjtë tanë dhe t'i përgatisim ata për të ardhmen duke u bashkuar në shumë projekte të tjera me mbështetjen e Turkish Airlines".

Menaxheri i Turkish Airlines në Shkup, Ülker Şule Aksoy, kujtoi se ata kërkuan nga nxënësit që të pikturojnë qytetet e ëndrrave të tyre në kuadër të konkursit të pikturës që organizuan për herë të parë këtë vit.

Duke thënë se ata arritën rreth 4 mijë nxënës nga 450 shkolla nga çdo cep i vendit me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit të Maqedonisë së Veriut, Aksoy tha se ata arritën të afronin fëmijët që mësonin në shkollat ​​në skajet më të largëta të Maqedonisë së Veriut.

Duke thënë se ata morën rreth 1.000 piktura, Aksoy tha: "Ndërsa vlerësuam secilën një nga një me jurinë tonë të vlefshme, ne jo vetëm që dëshmuam imagjinatën e nxënësve tanë, por edhe ndjemë se sa të emocionuar ishin ata gjatë vizatimit të pikturave".

Aksoy falendëroi Ministrinë e Arsimit të Maqedonisë së Veriut, e cila bëri përpjekje dhe kontribut të madh në realizimin e ngjarjes, anëtarët e jurisë, dekanen e Fakultetit të Arteve të Bukura të Universitetit 'Kirili dhe Metodi', prof. dr. Sllavica Janeslieva, drejtoreshën e Muzeut Kombëtar të Maqedonisë, Dita Starova-Qerimi, dekania e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) i Fakultetit të Arteve të Bukura prof. dr. Aleksandra Ristovska, mësueset, familjet dhe nxënësit.

Në kuadër të aktivitetit, 8 nxënës nga shkolla të ndryshme fillore dhe të mesme të vendit, të cilët morën pjesë në konkurs dhe fituan konkursin, iu ndanë dhurata të ndryshme, përfshirë edhe bileta avioni për "qytetin e tyre të ëndrrave".

AA