Platforma e re digjitale e lajmeve, e cila filloi transmetimin me qëllim që të mbulojë zhvillimet rreth njerëzve të rajonit dhe çështjet që prekin rajonin në shkallë globale, pas Türkiye-s u promovua edhe në Ballkan. TRT Balkan e cila u promovua me anë të një aktiviteti që u zhvillua në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup, po bën hapa të vendosur përpara me synimin për të ndjekur ndodhitë në rajon.
TRT e cila synon të përçojë zërin e Türkiye-s në botë me transmetueset e saj ndërkombëtare, mbrëmë bëri promovimin e “TRT Balkan”, e cila filloi transmetimin më 15 qershor, me një aktivitet të mbajtur në Shkup, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut.
Në programin e mbajtur në ambientet e Kurshumli An në Çarshinë e Vjetër të Shkupit nën mikpritjen e Drejtorit Gjeneral të TRT-së Mehmet Zahid Sobacı, morën pjesë ambasadori i Türkiye-s në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, kryetari i Bordit Drejtues të TRT-së, Ahmet Albayrak, zëvendësdrejtorët gjeneral të TRT-së, Ömer Faruk Tanrıverdi, Muhammed Ziyad Varol, Fethi Fahri Kaya dhe Mustafa Malkoç, si dhe politikanë, përfaqësues të institucioneve turke në vend dhe të ftuar të tjerë.
Sobacı: “TRT Balkan do të krijojë një urë informimi për marrëdhëniet tona të forta politike, tregtare, arsimore dhe kulturore midis vendeve”
Drejtori Gjeneral i TRT-së, Mehmet Zahid Sobacı, i cili mbajti një fjalim në hapjen e ceremonisë, tha se TRT Balkan shërben për një synim të rëndësishëm mes rajonit të Ballkanit dhe Türkiye-s. “Si TRT, edhe ne në vitin 2015 me hapjen e përfaqësisë sonë në Shkup, vazhdojmë praninë e korporatës tonë në rajon me botëkuptimin e transmetimit publik. TRT, si zëri i Republikës së Türkiye-s, botës turke, gjeografisë tonë shpirtërore dhe të injoruarve, ndiqet me interes dhe vëmendje nga turqit, trashëgimia osmane në Ballkan, si dhe nga popujt tjerë vëllazëror”, tha ai.
Duke theksuar se TRT do të vazhdojë të jetë përfaqësuese dhe pioniere e gazetarisë në rajon, Sobacı, tha se: “Besoj se me TRT Balkan-in lidhjet mes nesh do të forcohen dhe një frymë e re do të vijë në fushën e gazetarisë në rajon. TRT Balkan, përveç të qenurit një zë i brendshëm me transmetimet e saj në gjuhët ballkanike, do të jetë edhe dritarja e re e rajonit që hapet drejt Türkiye-s dhe botës. Platforma jonë do të ndiqet edhe nga qindra mijëra emigrantë rumelianë që lanë një pjesë të zemrës së tyre këtu dhe migruan në Anadoll dhe ndjekin me interes Ballkanin”.
Drejtori Gjeneral i TRT-së potencoi se TRT Balkan do të luaj një rol të rëndësishëm edhe në luftën me dezinformimin. “TRT Balkan do të kontribuojë në marrëdhëniet tona të forta politike, tregtare, arsimore dhe kulturore midis vendeve tona duke krijuar një urë informimi. Do të mbështesë luftën kundër dezinformimit, i cili është problemi më i madh me të cilin përballet sot media. Do të jetë përfaqësuesi i gazetarisë së TRT-së në rajon, që ndjek të vërtetën dhe përpiqet të japë të vërtetën në mënyrë të shpejt”
Sekizkök: “TRT Balkan, i ka shtuar një ngjyrë të re klimës multikulturore të Ballkanit”
Ambasadori i Türkiye-s, Hasan Mehmet Sekizkök, i cili mori pjesë në aktivitet duke falënderuar TRT-në tha se: “Ka hapur një derë të re që u ofron popujve ballkanikë gazetari të shpejtë dhe të pasur në gjuhët ballkanike. TRT Balkan, në këtë mënyrë, i ka shtuar një ngjyrë të re dhe një frymë të freskët klimës multikulturore të Ballkanit. Përgëzoj sinqerisht drejtuesit e TRT-së dhe komunitetin e TRT-së për këtë mundësi të ofruar
Pas TRT Ëorld, TRT Arabic, TRT Russian, TRT Deutsch dhe TRT Français, e cila nisi me transmetimet muajin e kaluar, TRT Balkan, që synon t’i ndjekë zhvillimet në rajonin e Ballkanit, filloi transmetimin më 15 qershor.
Platforma digjitale e lajmeve TRT Balkan, do të transmetohet në gjuhët maqedonase, shqipe, boshnjake, kroate dhe serbe. TRT Balkan do të adresojë mbi 30 milionë audiencë që flasin gjuhët rajonale dhe synohet që të jete burim kryesor i lajmit digjital në bazë rajonale.