Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, është mbajtur program me rastin 19 Majit - Dita e Përkujtimit të Ataturkut dhe Dita e Rinisë dhe e Sportit. Aktiviteti i organizuar nga Lidhja e Shoqatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATÜSITEB), në mbështetje të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), morën pjesë ambasadori turk në Shkup, Fatih Ulusoy, përfaqësues të institucioneve turke në vend, përfaqësues të organizatave joqeveritare, si dhe shumë të ftuar të tjerë.
Ambasadori Ulusoy në fjalën e tij në aktivitet theksoi rëndësinë e datës 19 maj, duke shtuar se ruajtja e vetëdijes për historinë dhe identitetin kalon nga mbajtja e gjallë e gjuhës.

Duke treguar se arsimi në gjuhën turke në Maqedoninë e Veriut është e drejtë kushtetuese, ai vuri në dukje disa probleme që mund të hasen në zbatim.
Ai bëri të ditur se si ambasadë, si dhe institucionet turke në vend si Fondacioni Maarif, TIKA dhe Instituti Yunus Emre, janë të gatshme të bëjnë çfarë do qoftë që nevojitet në këtë drejtim.
Koordinatori i TIKA-s në Shkup, Mehmet Bayrak, nga ana e tij tregoi se 35 nxënës nga 23 shkolla fillore dhe 12 shkolla të mesme që ofrojnë arsim në gjuhën turke në vend janë zgjedhur si më të mirët e periudhës së kaluar, duke kujtuar se 19 majin Ataturku ua ka dhuruar rinisë turke si një festë.

Kryetari i MATÜSITEB-it, Tahsin Ibrahim, tha se janë mbledhur për t'i shpërblyer arritjet e të rinjve, duke shtuar se do të vazhdojnë t'i ndihmojnë si institucion edhe më tej të rinjtë.
Në kuadër të programit, ku shkollat që ofrojnë arsim turk në vend ekspozuan performancat e grupeve folklorike, nxënësve të suksesshëm u shpërndanë çmime në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Fituesit e vitit shkollor 2024".