Ministri i Drejtësisë i Shqipërisë, Ulsi Manja, ka realizuar një takim në Tiranë me homologen e tij të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Në një njoftim në rrjetet sociale në lidhje me takimin, Manja theksoi se takimi pasqyroi raportin e shkëlqyer mes dy ministrive dhe përkushtimin e përbashkët për drejtësi, sipas tij, duke forcuar edhe më tej lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës.
"U dakordësuam për marrëveshjen teknike mes Dhomave të Ndërmjetësimit, që do të nënshkruhet deri në fund të nëntorit. Diskutuam gjithashtu për përmbylljen e marrëveshjes mes dhomave të avokatisë dhe intensifikimin e bashkëpunimit gjyqësor, që do të krijojë mundësi të reja për profesionistët në të dyja vendet tona", u shpreh Manja.
Ai ka shtuar më tej se bashkë do të vazhdojnë ta forcojnë drejtësinë dhe të sigurojnë që qytetarët tanë të kenë qasje në shërbime të cilësisë së lartë.
Ministrja Haxhiu realizoi një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri, ndërkohë u takua edhe me presidentin Bajram Begaj, përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë dhe zyrtarë të tjerë.