Fushata parazgjedhore në prag të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi është duke ecur mirë, ndërsa në rrugët e qyteteve anembanë vendit janë vendosur posterë dhe tabela me kandidatë dhe mesazhe politike që në ditën e parë të fushatës zgjedhore.
Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi janë caktuar për 19 mars dhe në garë për presidencën janë shtatë kandidatë.
Në zgjedhje qytetarët e Malit të Zi do të kenë mundësi të zgjedhin mes presidentit aktual dhe kryetar të Partisë Demokratike Socialiste Millo Gjukanoviq, kryetarin e Demokracia e Re Serbe Andrija Mandiq, zëvendëskryetari i Lëvijzës për Evropës Jakov Millatoviq dhe kryetari i Demokratëve Aleksa Bashiq.
Kandidatët janë deputetja e Partisë Socialdemokrate Draginja Vuksanoviq Stankoviq, lideri i Malit të Zi të Bashkuar Goran Daniloviq dhe influencueri Jovan Raduloviq.
Në rrugët e Podgoricës, kryeqytetit të Malit të Zi, mund të shihni posterë të të gjitha përmasave me mesazhe nga kandidatët për president. Në billborde janë politikanë të buzëqeshur, me slogane elektorale.
Slogani me të cilin garon presidenti aktual Gjukanoviqit është "Millo, se kush?", ndërsa posterë për kandidatin Andrija Mandiq u vendosën nëpër qytet me sloganin "Ndërtimi i së ardhmes, ruajtja e traditës". Slogani i kandidatit Aleksa Beçiq është “Nderomë”, ndërsa i Jakov Milatoviqit “Do t’ia dalim”. Në billborde është vendosur edhe një poster i kandidatit të SDP-së me sloganin “Draginja me zemër”.
Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, të katërtat që nga rivendosja e pavarësisë dhe të shtatat që nga futja e sistemit shumëpartiak, do të mbahen më 19 mars të këtij viti. Gara presidenciale pritet të jetë më e pasigurta që nga viti 2006, kur Mali i Zi rifitoi pavarësinë dhe fituesi do të vendoset vetëm pas dy raundeve të zgjedhjeve.