Nje pjesëtar i policisë së Kosovës dhe tre pjesëtarë të një grupi të aramtosur ishte bilanci i një viti me parë i ngjarjeve të ndodhura në Manastirin e Banjskës në komunën e Zveçanit në veri te Kosovës.
Në një periudhë protestash, tenisionesh në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, 24 shtatori i vitit 2023 do të prodhonte edhe një nga incidentet më të rënda ndër vite në Kosovë. Atë ditë, grupe të armatosura sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku, ndërsa gjatë përleshjeve atë ditë do të vriteshin edhe tre persona nga grupi i armatosur.
Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla në një prononcim për TRT Balkan tha se ngjarjet e një viti më parë ishin tentim për aneksim të veriut të Kosovës.
“Ashtu siç e thotë edhe aktakuza e Prokurorisë, ishte tentim për aneksimin e territorit të Republikës së Kosovës përmes një realizimi shumë profesional të një sulmi terrorist. Individë, terroristë mirë të trajnuar, jashtëzakonisht mirë të pajisur me armë moderne jo vetëm të këmbësorisë tentuan që të aneksojnë një pjesë të territorit të Kosovës”, tha për TRT Balkan, Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.
Sa i përket situatës së sigurisë në veri të Kosovës, ministri Sveçla tha se edhe vetë qytetarët e këtyre vendbanimeve ndihen më të sigurt tani.
“Vetë qytetarët për çdo ditë janë dëshmitarë se janë më të sigurt se sa ishin deri në momentin kur rendi dhe ligji u shtri edhe në këtë pjesë. Policia e Kosovës dhe të gjitha insitucionet e tjera janë në shërbim të tyre, gjithmonë në zbatim të rendit dhe ligjit me qëllim që kjo zonë të ecë përpara, të ketë barazi, por edhe shance për prosporitet”, tha ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla për TRT Balkan.
Kush organizoi sulmin?
Autoritetet e Kosovës i quajtën sulmuesit “terroristë” dhe akuzuan se pas sulmit si organizator qëndron shtetit i Serbisë.
Pak javë më parë, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti akuzë ndaj 45 personave mes të cilëve edhe për Milan Radojiçiq si kryeorganizator i këtyre ngjarjeve.
Sipas prokurorit të rastit, Naim Abazi, të akuzuarit kanë pasur role të ndryshme brenda grupit të tyre - "duke filluar nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste deri te financimi dhe shpëlarja e parave".
"Në mesin e të akuzuarve kryesorë është edhe individi me pozitë kyçe si udhëheqës i grupit, Millan Radoiçiq, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale", tha Abazi në një konferencë për media, të mbajtur javë më parë.
Sulmi “paralizoi” dialogun mes Kosovës dhe Serbisë
Që nga sulmi i Banjskës, dialogu Kosovë - Serbi asesi të përparoj. Ndëmjetësuesit e dy shteve kanë zhvilluar disa takime në Bruksel me ndërmjetues por të njejtat takime nuk prodhuan marrëveshje të reja.
Kosova nga ana tjetër ka intensifikuar aktivitetet e saj në pjesën veriore të saj. Ka ndaluar përdorimin e dinarit serb, targave ilegale serbe, mbylli postën dhe disa institucione tjera të Serbisë që operonin në Kosovë. Së fundi po bën përpjkeje për hapjen e urës mbi lumin Ibër.
Pas ngjarjeve të 24 shtatori, NATO-ja ka rritur praninë e forcave të saj në kuadër të misionit KFOR në Kosovë. Kosova dhe Serbia janë në bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2011, që atëherë mes dy shteve janë nënshkruar disa marrëveshje, ndërsa shumica prej tyre nuk po zbatohen.