​Sulmi terrorist në veri të Kosovës, ministri britanik kërkon hetim urgjent         / Foto: KosovaPress

Ministri britanik për Evropën u është bashkuar thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare për dënimin e sulmit të tmerrshëm në ujësjellësin Ibër-Lepencit, duke thënë se një veprim i tillë kishte për qëllim prishjen e jetës së njerëzve në mbarë Kosovën.

Në një postim në platformën X, Stephen Doughty ka kërkuar një hetim të plotë urgjent për sulmin terrorist duke theksuar se personat përgjegjës duhet të japin llogari.

Diplomati britanik ka rikujtuar se përpjekjet e suksesshme të punonjësve të urgjencës për të frenuar dëmet e shkaktuara nga shpërthimi kanë rivendosur infrastrukturën jetike.

TRT Balkan / agjencitë