Pas paralajmërimit të grupeve ekstremiste serbe për protesta sot pas orës 18:00, janë vërejtur grupe ekstremistësh të maskuar të cilët në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët, kështu njofton mininstri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla.
“Para pak çastesh, një familjes e cila po udhëtonte për në Gjermani i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë”, ka shkruar Sveçla në rrjete sociale duke shtuar se kjo po ndodh para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkëfajtore.
Minstri Sveçla thekson se këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë janë absolutisht të papranueshme.
Në vazhdim Sveçla po ashtu paralajmëron se deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të pa pengueshëm dhe të sigurtë për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim.