Situata në Veri të Kosovës është e tensionuar, jo për shkak të institucioneve të Qeverisë Kosovës, jo për shkak vendimeve të Qeverisë së Kosovës. Por, për shkak se ka një paknaqësi të strukturave ekstremiste-kriminale atje, tha ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla në një konferencë për media.
“Prej ardhjes në qeverisje ne kemi insistuar në sundim të rendit dhe ligjit atje, kemi lufutar jashtëzakonsisht suksesshëm, për të cilën jemi përgëzuar nga aleatët, miqtë tanë ndërkombëtar. Kjo është njëra ndër arsyet”,
Arsye tjetër sipas Sveçlës për situatën e tensionuar në Veri, janë edhe propozimet për marrëveshje të cilat siç duket nuk janë të pranueshme për Serbinë dhe këto grupe ekstremiste i shfrytëzon të bëjë një fokus të opinionit publik, sidomos të atij të brendshëm në çështje të tjera dhe targat janë marrë si preteks.
“Rezitenca e këtyre grupeve ka qenë herë e armatosur (gjatë kësaj kohe ka pasur rreth 11 sulme të armatosura ndaj zyrtarëve të Policisë) dhe herë e veshur me një petkë politikë, petkë i cili është marrë nga Beogradi drejtëpërdrejtë”, theksoi Sveçla.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës vendimin për shqiptimin e gjobave për pronarët e automjeteve me targa serbe e ka prolonguar për 48 orë, gjegjësisht vendimi i paraparë të hyjë në fuqi më 22 është shtyrë për dy ditë shtesë. Ky vendim erdhi pas kërkesës së Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.
23 Nën 2022
Sveçla: Tensionet në Veri shkak i strukturave ekstremiste-kriminale
Arsye tjetër sipas ministrit Sveçla për situatën e tensionuar në Veri, janë edhe propozimet për marrëveshje të cilat siç duket nuk janë të pranueshme për Serbinë dhe këto grupe ekstremiste i shfrytëzon të bëjë një fokus të opinionit publik.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.