Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, qëndruan në pjesën veriore të Mitrovicës.
Pas përfundimit të protestës së serbëve lokalë kundër hapjes së urës së Ibrit për qarkullim për vetura, ministri Sveçla tha për media se vizita e tij është e zakonshme.
Sipas tij, hapja e urës së Ibrit është duke shkuar sipas planifikimit dhe se për revidimin e saj janë dy faza. Ai nënvizoi se për urën e Ibrit nuk ka çka diskutohet në dialogun e Brukselit, pasi ajo është çështje e mbyllur. Qeveria e Kosovës po kërkon ta hapë urën kryesorë mbi lumin Ibër, megjithëse vendet e QUINT-it më 2 gusht deklaruan se nuk e mbështesin hapjen për trafikun në këtë moment.
Kundër hapjes së Urës së Ibrit për trafik të automjeteve sot përmes një proteste u shprehën edhe qytetarët serbë të veri të Mitrovicë.