Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimi Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, e ka mbyllur vizitën e tij treditore në Kosovë me një konferencë për media.
Lajçak tha se ajo që ka vlerësuar më së shumti nga takimet me krerë të lartë të institucioneve dhe me krerë të partive politike parlamentare kanë qenë deklaratat në mbështetje të procesit të dialogut dhe në mbështetje të Qeverisë së Kosovës për dialogun.
“Jemi duke punuar që t’i takojmë të dy udhëheqësit, kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq. Do të dëshiroja që kjo të ndodhë para pushimeve verore në Bruksel, por ne jemi duke punuar që të krijojmë mundësi për këtë. Ka një numër të dokumenteve të cilat ende jemi duke i diskutuar. Një dokument i rëndësishëm lidhur me personat e zhdukur, një me bashkëpunimin rajonal”, tha Lajçak duke shtuar se janë edhe disa dokumente tjera.
Lajçak është pyetur edhe për procesin e liberalizimit të vizave ku tha se Kosova e meriton liberalizimin e vizave ngase ka përmbushur edhe kriteret dhe një gjë e tillë është dashur të ndodhë.
“Po e shfrytëzoj çdo mundësi kur flas me shtetet anëtare duke e theksuar këtë çështje dhe jam plotësisht i vetëdijshëm si përfaqësues i BE-së i cili viziton Kosovën rregullisht se sa e rëndësishme është kjo çështje edhe për imazhin dhe kredibilitetin e BE-së. E dini se në këtë kohë vendimi është në duar të shteteve anëtare, por, çfarë mund t’ju them me siguri është se kurrë nuk ka qenë aq e besueshme dhe e pritshme se tani një gjë e tillë”, theksoi Lajçak.
Sa i përket çështjes së themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, Lajçak tha se është zotim të cilin e ka pranuar Kosova dhe se për këtë duhet që ajo të zbatohet.
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e vizitoi edhe pjesën veriore të Mitrovicës. Gjatë kësaj vizite ai zhvilloi takim me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq dhe kryetarët e katër komunave veriore.
Takimi u zhvillua pa prezencën e mediave. Jo zyrtarisht, siç raporton KosovaPress mësohet se qëllimi i vizitës së tij në veri është zbatimi i marrëveshjes për energjinë. Pjesë e axhendës së Lajçakut, në veri të Mitrovicës, ishte edhe vizita e pikave kufitare Bërnjak dhe Jarinje.
Ndryshe, në qendër të vizitës së tij në Kosovë ka qenë edhe çështja e mbi 1.600 personave të pagjetur nga lufta e fundit, ku ai vizitoi muzeun e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur në luftë, zhvilloi një takim në Qendrën Burimore për Persona të Zhdukur si dhe mori pjesë në shfaqjen e një filmi që tregon historitë e personave të pagjetur.
29 Qer 2022
Takimi Kurti-Vuçiq para pushimeve të verës?
Miroslav Lajçak e përfundoi vizitën tre ditor në Kosovë, e vlerëson mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.